75 Mall Live Search
23:24 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Doni të mbeteni shtatzënë sa më parë dhe të përmirësoni jetën seksuale, ky është ushqimi që duhet të hani

Ne tashmë e dimë se prodhimet e detit kanë shumë përfitime për organizmin tonë. Acidet yndyrore omega-3 tek peshqit, nxisin kujtesën, zvogëlojnë sjelljen anti-sociale, luftojnë depresionin dhe ankthin, përmirësojnë vizionin, zvogëlojnë rrezikun e sëmundjes Alzheimer, nxisin përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe në përgjithësi ju ndihmojnë të qëndroni të mprehtë. Konsumimi i peshkut gjithashtu ju ndihmon të flini më mirë, gjë që kontribuon në shëndetin tuaj në përgjithësi. Dhe fakti që zonat e ashtuquajtura blu, ku njerëzit statistikisht jetojnë më gjatë, shijojnë një dietë të pasur mesdhetare që është e mbushur me prodhimet e detit, provon se konsumimi i tij ndikon në zgjatjen e jetës suaj. Por, një studim i ri i botuar në “The Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism” ka zbuluar se prania e peshkut në regjimin tuaj ushqimor gjithashtu ju jep jetën seksuale që keni ëndërruar dhe një një shtytje të madhe që mund t’ju ndihmojë të mbeteni shtatzënë. Hulumtuesit në Harvard T.H. Chan Shkolla e Shëndetit Publik hulumtuan në 501 çifte në Michigan dhe Texas, të cilët ishin duke u përpjekur të shtonin peshkun në dietën e tyre të përditshme ushqimore, dhe të masnin mandej edhe normën e frekuencave seksuale. Ata e ndoqën për një vit resht këtë metodë ushqyerje, derisa vajzat mbetën shtatzënë.


Ajo që gjetën ishte se 92% e çifteve që hëngrën peshk më shumë se dy herë në javë ishin shtatzënë deri në fund të vitit, krahasuar me vetëm 79%  të çifteve që e konsumonin më rrallë. Për më tepër, ata që hëngrën më shumë ushqim deti kishin më shumë raport seksual rreth 22% më shumë se ata që hanin më pak peshk.