20:34 / E Diele, 15 Gusht 2021 / OSH

Donika Emini: Kushdo që mendon se status quo është në favor tonin, i bën dëm vendit

Analistja Donika Emini ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në Afganistan dhe ka thënë se ngjarjet si kjo duhet të shërbejnë si mësim edhe për Kosovën.

Ajo ka thënë se shtete e pakompletuara nuk do të mbesin gjithmonë prioritet kryesor i në agjenda ndërkombëtare dhe se Kosova duhet të shfrytëzojë cdo mudnësi që është në favor të saj.

“Krizat si ajo ne Afganistan (por edhe ne vende te tjera) vec nje gje duhet me na mesu neve: jo gjithmone kemi me mbete top prioritet, jo gjithmone kemi me qene top ne agjenda nderkombetare. Andaj, duhet me e shfrytezu cdo momentum teper mire ne interes tonin”, shkruan ajo në Facebook.

Ajo shton tutje se shtetet e pakompletuara janë barrë për sistemin ndërkombëtar si dhe burime për destabilizim.

“Shtetet e pa-kompletume e pa-pranume nderkombetarisht jane barre e madhe per sistemin e burim per destabilizim. Jo gjate mundet ky sistem me na mbajte keshtu. Kushdo qe mendon se status quo eshte ne favor tonin, i ben dem vendit!”, përfundoi ajo.