75 Mall Live Search
21:22 / E Mërkurë, 26 Tetor 2022 / AR

Donika Gërvalla s’u pajtua me Qeverinë Kurti, momenti kur abstentoi në një vendim në mbledhjen e sotme!

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka prezantuar hartimin e strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe kontrollin e qenve me dhe pa pronar për periudhën 2022 – 2028.

Pika e propozuar nga ministri Krasniqi u mbështet nga të gjithë, por befas abstenoi zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kjo është hera e parë që Gërvalla nuk është pajtuar me një vendim të Qeverisë dhe arsyet e abstenimit mbesin të panjohura.

Ajo nuk mori fjalën as kur kryeministri Kurti pyeti nëse dikush do të diskutojë rreth pikës së propozuar, kështu duke lënë gjithçka “enigmë”.

No description available.
Momenti i abstenimit të Gërvallës

“Hartimi i strategjisë kombëtare për menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar dhe plani i veprimit adreson për herë të parë në mënyrë institucionale afatgjate dhe humane problematiken e qenve me dhe pa pronar. Kjo strategji përgjatë periudhës kohore 2022 – 2028 synon zhvillimin e kornizës ligjore, fushatën edukuese për promovimin e pronësisë së përgjegjshme, menaxhimin human të popullsisë së qenve, objektet adekuate për strehimin e përkohshëm. Strategjia kombëtare do të jetë dokument dhe instrument kryesor për zgjedhjen e problematikës së qenve me dhe pa pronar duke u bazuar në objektivat, planin e veprimit dhe kostot buxhetore.

Përgjegjësitë për zbatimin e kësaj strategjie do të jenë në nivelin qendror dhe në nivelin lokal. Bazuar në fushëveprimtarinë e tyre, natyrisht pjesa kryesore u përket institucioneve të cilat ishin pjesë e grupit punues deri në finalizimin e strategjisë. Për fund po e shtoj se sigurisht është Ministria e Bujqësisë ajo e cila duhet të ketë rolin kryesor në implemtimin për shkak edhe të agjencioneve që i ka pjesë të saj. Mirëpo neve si ministri kjo na është delegu për të punuar strategjinë edhe sot po e prezantojmë për votim”, u shpreh gjatë prezantimit Krasniqi./Indeksonline/

Më poshtë pamje: