Donika Gërvalla e pasionuar pas leximit, planifikon ta mbushë ministrinë me libra!

Ministria e Punëve të Jashtme ditë më parë ka arritur të finalizojë tenderin e radhës.
Dikasteri i cili udhëhiqet nga ministrja Donika Gërvalla këtë herë është është furnizuar me libra.
Sipas tenderit të publikuar nga prokurimi, këto libra do të shfrytëzohen për nevojat e ministrisë.

“Përshkrimi i shkurtër: Blerja e librave për nevoja të MPJD-së”, thuhet midis tjerash në kontratën e publikuar nga prokurimi.
Sipas kontratës kornizë, vlera e parashikuar për blerjen e librave është deri në 20 mijë euro, transmeton IndeksOnline.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik NTP “Artini”.
