75 Mall Live Search
10:16 / E Enjte, 14 Mars 2024 / L K

Donika Gërvalla i takon në darkë shefat e NATO-s, i njofton për provokimet e Serbisë ndaj Kosovës

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka takuar mbrëmë në një darkë pune përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të rajonit.

“Vizitën e punës në selinë e NATO-s e përmbylla me një takim të posaçëm në një darkë pune me të gjithë Përfaqësuesit e Përhershëm të shteteve të rajonit, anëtarë të NATO-s, të Kroacisë, ambasadorin Mario Nobilo, të Turqisë, ambasadorin Zeki Levent Gumrukcu, të Sllovenisë, ambasadorin Andrej Benedejcic, të Bullgarisë, ambasadorin Nikolay Milkov, të Shqipërisë, ambasadorin Ilir Gjoni, të Maqedonisë së Veriut, ambasadorin Dane Taleski, të Greqisë, ambasadorin Ioannis Miltiadis Nicolaidis, dhe të Malit të Zi, u.d Maja Djurdjic.
Gjatë takimit njoftova përfaqësuesit e pranishëm rreth obstruksioneve, sulmeve dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës, por edhe kundër paqes dhe stabilitetit në rajon dhe Evropë, i falënderova ata për mbështetjen duke ritheksuar përkushtimin dhe progresin e arritur në shumë fusha dhe angazhimin e palëkundur të Republikës së Kosovës për të ardhmen euroatlantike si dhe avancimin sa më të shpejtë të anëtarësimit tonë në NATO” thuhet në njoftimin e Gërvallës./Indeksonline/