22:08 / E Enjte, 18 Prill 2024 / L K

Donika Gërvalla konfirmon lajmin e Indeksonline: Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

IndeksOnline me herët ka raportuar për lirimin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.

Ndërsa, Ministrja e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar ketë pak momente më parë përmes një postimi në Facebook.

Ministrja bëri të ditur se pas një presioni të madh ndërkombëtare, Jankoviq, është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Sapo u njoftova nga përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari se pas presionit të madh ndërkombëtar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë.

Ai ishte ndaluar për dy ditë me radhë arbitrarisht dhe është marrë në pyetje nga organet e Serbisë.

Ky arrestim ishte vetëm një prej akteve të dëshpëruara hakmarrëse të Serbisë pas votës masive të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësim të Kosovës në këtë organizatë nga më të rëndësishmet ndërkombëtare.