75 Mall Live Search
14:47 / E Shtunë, 08 Shkurt 2025 / FR

Donika Gërvalla nga Dusseldorfi: Unë votova, ashtu si edhe mijëra mërgimtarë në të gjithë botën

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është lajmëruar nga qyteti i Dusseldorfit në Gjermani, pasi ka votuar në konsullatën e Kosovës atje.

Ajo ka thënë se ka votuar si të gjithë mërgimtarët nëpër të gjithë botën.

“Unë votova. Ashtu si edhe mijëra e mijëra mërgimtarë në të gjithë botën. Me zemër plot e me mendjen te ju. Votova për çdo hap që keni bërë larg atdheut, për çdo sakrificë që keni duruar, për çdo ëndërr që nuk e latë të shuhet.

Votova për Kosovën që e mbani në shpirt, për Kosovën që e doni pa kushte, për Kosovën që e duam më të drejtë, më të fortë, më të denjë”, ka shkruar ajo.