Donika Gërvalla njofton se këtë të enjte pret një mysafire të rëndësishme nga Gjermania

Ministrja e re e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka njoftuar në mbledhjen e sotme të Komisionit për Punë të Jashtme ardhjen e një mysafireje të rëndësishme nga Gjermania.
Gërvalla ka thënë se të enjtën do të pres në takim ministren e re të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Ministrja e re gjermane që vije nga partija e të Gjelbërtëve e ka nisur me hov detyrën e saj.
Në Paris, Bruksel, Varshavë, pjesëmarrje në takimin e Ministrave të Jashtëm të G7-s në Liverpool, pastaj në konferencën për çarmatimin në Suedi, para se të fuste Kosovën në agjendë./Indeksonline/