13:30 / E Hënë, 14 Shkurt 2022 / k.v

Donika Gërvalla tregon se a do të bashkëpunoi Guxo me LDK-në

Donika Gërvalla ka marr përsipër të drejtoi partinë më të re në Kosovë ‘Guxo’ deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor, nga i cili do të lindin organet e reja.

Ajo është pyetur nga IndeksOnline se a do të bashkëpunoi kjo parti me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Gërvalla e ka përjashtuar këtë mundësi.

“Dallimi me LDK-në është i madh. Ne jemi shumë më transparent. Programi ynë është fokusuar nga zhvillimi ekonomik e shoqëror dhe kjo është edhe në statut. Nuk shoh bashkëpunim me LDK-në”, ka thënë Gërvalla.

Ajo ka shtuar se aktualisht janë rreshtuar përkrah Lëvizjes Vetëvendosje dhe këtë mandat do ta përfundojnë në bashkëqeverisje.

“Se çfarë na sjell e ardhmja nuk mund ta di. Por nëse do të pyetsha personalisht mendoj se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen bashkë qeverisim me VV-në”, ka thënë Gërvalla./IndeksOnline/