11:24 / E Premte, 27 Shtator 2019 / indeksADMonline

Donika: 100% Kosovë, veçanërisht për vajzat e gratë

Donika Kadaj-Bujupi vazhdon të jetë pranë vajzave e grave në Kosovë. Kandidatja për deputete nga AAK ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt do të realizojë shtesat e fëmijëve.

“100% Kosovë për të gjithë qytetarët, por veçanërisht për vajzat dhe gratë. Sepse mbi to është shtypja më e madhe, pabarazia më e lartë. Gratë janë të diskriminuara, si në punësim, e si në trajtim të përgjithshëm.

S’ka më kohë! Do të angazhohemi që jetën ta bëjmë të mundshme në vendin tonë, duke punuar për drejtësi pa ndikime, ekonomi e prodhim, të drejtën e grave në pronë e trashëgimi. Qeveria jonë do t’i realizojë shtesat e fëmijëve, projekt thuajse i përfunduar që e kisha nisur vetë. Do të ketë po ashtu një angazhim të posaçëm për kushte më të mira për nënat vetëushqyese dhe për jetë më të dinjitetshme në përgjithësi.

Me 18 muaj qeverisje është dëshmuar se Qeveria Haradinaj fjalët i bën vepra e vendime, prandaj do të fitojmë në 6 tetor” shkruan Donika Kadaj në Facebook.