Donika Kadaj: Bëni gajret!
Donika Kadaj ka thënë se projektet për ndarjen e Kosovës janë duke dështuar. Deputetja e AAK-së ka bërë një reagim pasi ambasada amerikane mohoi se mund të tërheqë kampin Bondsteel nga Kosova.
Kadaj-Bujupi ka bërë thirrje që të bëhet gajret.
“Deri para disa orëve, me kinse burime anonime, thanë se SHBA-të janë duke paketuar valixhet për të ikur nga Kosova. Tani që SHBA-të i dematuan, me siguri se ata kanë nevojë për ndonjë bllof të ri. Sidoqoftë, projektet për ndarjen e Kosovës janë duke dështuar.
Bllofet e radhës mund të shpërfaqin gjendjen e rëndë shpirtërore të disave pas vdekjës së projekteve të vjetra serbe dhe ruse. Gajret” shkruan deputetja në Facebook./Indeksonline/