75 Mall Live Search
19:31 / E Enjte, 26 Gusht 2021 / OSH

Donika Kadaj-Bujupi: Po i vrasin për të dytën herë gratë e vrara sidomos kur prokuroria nuk ndërhyn ne asnjë rast të sharjes…

Ish deputetja Donika Kadaj-Bujupi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se dhuna ndaj grave aktualizohet vetëm kur kemi ndonjë vrasje të tyre, gjë e cila tregon se si shoqëri sa po merremi me këtë fenomen dhe se si po e trajtojmë.

Ajo përmes këtij shkrimi ka bërë klasifikimin e reagimeve që bëhen duke vënë theksin tek reagimet e  burrave të cilët në cfarëdo varianti tentojnë të krijojnë përshtypjen se gratë nuk do të mund të ekzistonin ndryshe pa pasur ndonjë mbiemër ekzotik që i vishet asaj.

Ndërsa krejt në fund të reagimit ka thënë se ka reagime edhe të atyre që nuk ndalen së “ofenduari viktimat e duke kërcënuar edhe ato të cilat me aq sa munden kërkojnë drejtësi, mbrojtje e trajtim njerëzor të grave nga shteti. Në këtë rast po i vrasin për të dytën herë gratë e vrara sidomos kur prokuroria nuk ndërhyn ne asnjë rast të sharjes, fyerjes e kercenimeve publike që vijnë nga këra burreca të kompleksuar”.

Postimi i plotë i saj: