19:32 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Donika Kadaj i përgjigjet nominimit të Daut Haradinajt, bën pompa!

Në këtë kohë të pandemisë COVID-19, që ka kapluar gjithë botën, edhe Kosovën, shumë personazhe të njohura janë aktivizuar nëpër rrjetet sociale.

Një nominim interesant, e ka pranuar edhe deputetja nga radhët e AAK-së, nga bashkëpartiaku i saj Daut Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Donika Kadaj-Bujupi, ka publikuar në InstaStory, një video teksa shihet duke bërë pompa.

Ajo ka shfrytëzuar rastin që me këtë rast të nominoj edhe disa personazhe të tjera.

Nominimeve të Daut Haradinajt, i janë përgjigjur edhe Bleona Qerreti dhe Monika Kryemadhi. /IndeksOnline/