75 Mall Live Search
19:34 / E Premte, 17 Prill 2020 / indeksADMonline

Donika Kadaj viziton fëmijët e viktimës nga Istogu: Erblini dhe Erblina s’janë të vetëm në këtë betejë

Donika Kadaj Bujupi, deputete nga radhët e AAK-së, sot ka bërë një vepër mjaftë humane.

Ajo ka shkuar t’i vizitojë dy fëmijët e viktimës nga Istogu që humbi jetën nga COVI919.

Deputetja ka dhënë edhe një apel, duke thënë se duhet të tregojmë kujdes dhe solidaritet, ndërsa thotë se Erblini dhe Erblina nuk janë të vetëm në këtë betejë.

Ky është statusi i saj i plotë:

Sot vizitova Erblinin dhe Erblinën.

Fatkeqësisht ditë më parë nëna e tyre humbi jetën nga virusi Covid-19. Babai, ish-luftëtar, ka ndërruar jetë vite më parë, ndërsa sot këta dy fëmijë jetojnë krejtësisht të vetëm. Unë i thërras së pari institucionet që të sigurojnë bursë të përhershme dhe atë mënjeherë. Gjithashtu thërras njerëzit e vullnetit të mirë që të lajmërohen dhe të ofrojnë ndihmën e tyre.

Është kohë e vështirë, prandaj mund të ia dalim vetëm duke ngritur njëri-tjetrin lartë. Le të tregojmë kujdes dhe solidaritet tani kur duhet më së shumti.

Së bashku t’i tregojmë Erblinit dhe Erblinës se nuk janë të vetëm në këtë betejë.

NDIHMO DHE TI