18:37 / E Mërkurë, 28 Shtator 2022 / AR

Donin djalë, Mesut Özil dhe Amine Gülşe bëhen prindër të një vajze

Futbollisti gjerman Mesut Özil dhe aktorja Amine Gülşe janë bekuar sërish me një vajzë, e cila i ka bërë prindër për herë të dytë.

Çifti e kanë pagëzuar me emrin Ela. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë futbollisti duke publikuar foton e vogëlushes së porsalindur. “Mirë se erdhe në botë princesha jonë e vogël Ela”, shkroi ai.

Në një intervistë pak kohë më parë, aktorja turke shprehu dëshirën që vajzën në të ardhmen ta bëjnë me një vëlla. “Ajo po rritet kaq shpejt, dua të përjetoj çdo moment. Ne duam pesë fëmijë, por Allahu e di më së miri.

Ndoshta jo pesë, por duam që vajza jonë të ketë një vëlla”, ka thënë Amine. Çifti ka edhe një vajzë me emrin Eda, e cila erdhi në jetë në 2020.