Donin të bëheshin vrasës të famshëm, nisën t’i vrisnin anëtarët e familjes
Robert dhe Michael Beveri, vëllezër adoleshentë, donin që të bëheshin vrasës të famshëm, kështu që nisë vrasjet në familje.
Ata donin të kishin artikuj të shkruar për ta. Ata donin t’ua kishin frikën. Ata donin të vrisnin 500 njerëz, duke besuar se akti do t’i bënte ata si perëndi.
Fatkeqësisht për familjen e Robertit, 18 vjeç, dhe Michaelit, 16 vjeç, vëllezërit filluan planin e tyre në shtëpi. Natën e 22 korrikut 2015, ata me thika u përpoqën të vrisnin secilin nga shtatë anëtarët e tjerë të familjes së tyre në Broken Arrow, Oklahoma.
Kështu viktima e tyre e parë ishte Crystali 13- vjeçar. Pasi Michaeli e joshe motrën e tij në një dhomë gjumi nën pretekstin se asaj i tregoi diçka në kompjuter, Robert e kapi nga pas dhe ia preu fytin, transmeton Indeksonline.
Nëna e djemve, Aprili, 44- vjeçare pasi dëgjoi zhurmat, doli mënjëherë dhe u takua me Robertin, i cili u tërbua dhe goditi 48 herë me thikë.
Babai, David Beveri, 52 vjeç u godit me thikë 28 herë dhe pësoi lëndime të lehta në të gjithë trupin e tij.
Vëllai i tyre 7-vjeçar, Christopheri, u godit me thikë gjashtë herë. Motrën e tyre të vogël Victoria, 18 vjeçe, ata e goditën me thikë 18 herë.
Danieli, 12 vjeç, arriti të mbyllej në një dhomë, ku e thirri 911. Michaeli arriti të bindte vëllanë e tij më të vogël të hapte derën duke u dashur që të sulmohej edhe nga Roberti. Vëllezërit hynë dhe goditën me thikë djalin nëntë herë në shpinë.
Vëllezërit Beveri u morën në pyetje veç e veç nga autoritetet duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të kuptonin se pse ata ushtruan një dhunë të tillë mbi familjen e tyre./Indeksonline/

