75 Mall Live Search
09:29 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / G T

“Donin të isha Drogba i ri”, Romelu Lukaku akuzon klubet angleze: Unë jam ndryshe, nuk u përshtata në atë sistem!

Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë interesante për “Friendsofsports” duke folur për sistemin e futbollit në klubet angleze ku ka luajtur.

Sulmuesi belg thotë se në Angli ish-skuadrat e tij donin ta bënin një “Drogba të ri”, shkruan Indeksonline

“Në Angli donin të më fusnin në një kuti, duke tentuar të më bënin si një Drogba të ri.

“Unë nuk jam i tillë, Didier luante më i tërhekur, ai mbante topin kudo – pavarësisht se ku luante. Ky nuk është stili im”, tha Romelu Lukaku

Kujtojmë që Lukaku tani është pjesë e Napolit të Antonio Contes.

Në Angli ai luajti për skuadrat, si: Chelsea, West Brom, Everton dhe Manchester Unitedi./Indeksonline/