75 Mall Live Search
17:54 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Donis Avdijaj bën gjest të turpshëm në Bundesliga të Austrisë, u ndëshkua me karton të kuq

Skuadra e Hartberg u mposht 0:3 ndaj Rapid Vienna-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Bundesligan e Austrisë.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj bëri një gjest të turpshëm pasi u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Indeksonline

Avdijaj duke u larguar nga fusha u drejtua te lojtarët dhe tifzoët kundërshtarë duke prekur organin gjenital.

Ky gjest nuk i ka pëlqyer askujt dhe tashmë lojtari kosovar është në qendër të vëmendjes nga mediat austriake, si gjest të turpshëm që bëri duke u larguar nga fusha e blertë.

Kujtojmë që Donis Avdijaj ka pasur një sezon të mirë në Bundesliga, pasi me Hartberg ka shënuar gjashtë gola deri tani dhe ka bërë tri asiste./Indeksonline/