Donis Avdijaj i rikthehet golave në Bundesliga të Austrisë

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Donis Avdijaj i është rikthyer golave në Bundesliga të Austrisë.
Skuadra e Hartbergut shënoi fitore 0:3 ndaj Grazer AK në ndeshjen e javës së 16-të në Bundesliga të Austrisë, shkruan Indeksonline
Golin e fundit në këtë përballje e shënoi lojtari nga Kosova, Donis Avdijaj.
Avdijaj e gjeti rrjetën e golit, pas dy muajsh – pasi hera e fundit kur kishte shënuar ishte 29 tetori i këtij viti./Indeksonline/
Donis Avdijaj sorgt für die Entscheidung!
— TSV Hartberg Fußball (@tsv_hartberg) December 8, 2024
____
GAK 0:3 HTB | 84´ – #gakhtb #admiralbl pic.twitter.com/S5M0RMKCxA