08:42 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Donis Avdijaj luan me PSG-në por… në Play Station

Mesfushori i Kosovës, Donis Avdijaj ka 2 muaj që ka prishur kontratën me ish klubin holandez Willem II.

Shkak për këtë ka qenë disiplina dhe sjelljet e 22 vjeçarit, derisa ekipi holandez e ka liruar nga detyra. Avdijaj kohëve të fundit është duke e ‘shijuar jetën’ duke shetitur nëpër vende të ndryshme, shkruan Indeksonline.

Tani ai po relaksohet në Kosovë dhe në rrjetin social Instagram ka postuar një fotografi duke luajtur Play Station.

Duket se skuadra e tij e preferuar është Paris Saint Germain. /Indeksonline/