75 Mall Live Search
16:26 / E Diele, 28 Prill 2024 / G T

Donis Avdijaj shënoi hat-trick për 33 minuta në Bundesliga të Austrisë

Futbollisti kosovar, Donis Avdijaj ka shkëlqyer në fitoren e skuadrës së tij, Hartberg me rezultatin 3:2 ndaj Klagenfurtit, në javën e 29 në Bundesliga të Austrisë.

Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës shënoi tri gola për 33 minuta gjatë pjesës së parë, shkruan Indeksonline

Avdijaj serinë e golave e hapi qysh në minutën e dytë të ndeshjes, pas një asisti nga Kainz.

Më pas ai shënoi dy gola tjerë në minutat 16’të dhe 33’të.

Kujtojmë që me këto tri gola sot, Donis Avdijaj shkon në kuotën e 10 shënimeve këtë sezon në Bundesliga, plus katër asiste./Indeksonline/