Donis Avdijaj shënon për Zurichun në ndeshjen e Europa League

Futbollisti kosovar, Donis Avdiaj, po vazhdon me paraqitje të mirate skuadra e Zurichut.
Ai sonte ka shënuar gol në ndeshjen e Europa League kundër skuadrës Bodo/Glimt, shkruan IndeksOnline.
Avdiaj shënoi golin e nderit për Zurichun, pasi skuadra e tij u mposht me rezultat 2-1.
26-vjeçari u fut në fushë në minutën e 61-të, kur skuadra e tij ishte duke pësuar humbje 2-0.
Zurich bën pjesë në Grupin A së bashku me Arsenalin, PSV dhe Bodo/Glimt, ndërsa pas dy ndeshjeve të zhvilluara deri tani ende nuk ka pikë./IndeksOnline/