Donjeta Halilaj shënoi golin e fitores në derbin Besiktas – Galatasaray

Skuadra e Besiktasit në kategorinë e femrave ka shënuar një fitore minimale 1:0 ndaj Galatasarayt në javën e tetë në Superligën e Turqisë.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Donjeta Halilaj, shkruan Indeksonline
Halilaj shënoi një gol të bukur në minutën e 47’të për t’ia siguruar tri pikë ekipit të saj.
Me këtë fitore, Besiktasi shkon në kuotën e 16 pikëve në pozitën e 3-të në tabelë.
Kujtojmë që Donjeta Halilaj më parë ka luajtur për skuadrat shqiptare, si Vllaznia e Shkodrës, Hajvalia dhe Mitrovica./Indeksonline/
MS | Beşiktaş 1-0 Galatasaray
— VTR Spor (@vtrspor) November 9, 2024
⚽️48' Donjeta Halilaj
✅ Turkcell Kadın Futbol Süper Ligi'nde Beşiktaş United Payment, Galatasaray Petrol Ofisi'ni 1-0 mağlup etti. pic.twitter.com/iYqGmp7fi5