75 Mall Live Search
19:51 / E Mërkurë, 16 Janar 2019 / indeksADMonline

Donjeta Morina lanson projektin muzikor “A e din”

Skenës muzikore dita-ditës po i shtohen emra e talent të rinj.

Një këngëtare e re, por që tashmë ka nisur karrierën me këmbë të mbarë është edhe Donjeta Morina.

Ajo së fundmi erdhi me një projekt muzikor, kënga mbanë titullin “A e din” dhe klipi tashmë është në kanalin Youtube.

Për muzikën dhe tekstin është përkujdesur Bini Nebihu, ndërsa për anën vizuele Imagine Films.

Ndryshe ky është projekti i radhës, pas bashkëpunimit që e solli me reperin 2Ton./Indeksonline/