75 Mall Live Search
22:00 / E Mërkurë, 19 Prill 2023 / AR

Donjeta Morina po vjen me ‘EP’, zbulohen detaje

Këngëtarja e njohur kosovare Donjeta Morina ka arritur të jetë një nga emrat më të dashur për publikun shqiptar, e në secilin projekt arrin të marr miliona klikime.

Për Indeksonline menaxheri i këngëtares, Bini Nebihu, zbuloi se për të gjithë ndjekësit që e duan muzikën e saj se artistja do të lansoj një mini album.

“Donjeta është duke përgatitur një EP e cila do të lansohet brenda muajit. Kësaj radhe do të jenë shtatë këngë, ku pesë prej tyre do të vizualizohen me spot. Të gjitha këngët janë solo”, tha ai.

Ndryshe, kënga që lansoj së fundmi titullohet “Jom mërzit” e cila u pëlqye mjaftë nga fansat./Indeksonline/