21:08 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / AR

Donjeta publikon këngën e re “Katile”

Këngëtarja e njohur shqiptare, Donjeta Morina, ka publikuar projektin më të ri muzikor.

”Katile”, titullohet kënga të cilën e ka vizualizuar me një videoklip fantastik, shkruan Indeksonline.

Për tekstin është kujdesur vet këngëtarja, ndërsa producent i këngës është Bini Nebihu.

Kënga është prodhim i “Xlfilms”.

Edhe ky projekt po pëlqehet nga fansat e saj ku pak orë pas publikimit ka marrë afro 500mijë klikime në ‘Youtube’./Indeksonline/