75 Mall Live Search
13:01 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / C E

Donjeta Sadiku bokson sot për medalje në Turneun Ndërkombëtar “Strandja” të Bullgarisë

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të boksojë sot kundër serbes Shadrina Natalia në kategorinë deri në 60 kilogramë, përballje kjo e vlefshme për fazën e çerekfinales së Turneut Ndërkombëtar të boksit “Strandja” që po zhvillohet në Sofia të Bullgarisë.

Me fillim nga ora 14:00 boksierja Sadiku do të ngjitet në ring, në luftën për t’i siguruar Kosovës medalje në këtë garë kundër serbes Shadrina Natalia.

Në rrugëtimin deri në çerekfinale të “Strandjas”, Sadiku në meçin e parë shënoi fitore kundër boksieres finlandeze Tuju Lasuvi me rezultat final 5:0, kurse në meçin e dytë e mposhti boksieren nga Uzbekistani Kodirova Raykhona.

Po ashtu, krahas Donjetës sot do të boksojë edhe boksieri kosovar Patriot Behrami, i cili në kategorinë deri në 71 kilogramë do të përballet kundër spanjollit Assokho Ndiaye Youba me fillim nga ora 18:00.