Donjeta Sadiku fiton meçin ndaj Wilson-it, siguron pikë të rëndësishme!
Mbrëmjen e 22 prillit, në kuadër të turneut prestigjioz “Kupa Botërore e Boksit”, boksierja kosovare Donjeta Sadiku (60 kg) shënoi një fitore bindëse ndaj përfaqësueses së Zelandës së Re, Jordan Wilson, me rezultat të pastër 5:0.
Sadiku e nisi meçin fuqishëm që në raundin e parë, duke e sjell dy herë kundërshtaren në “knockdown”.
Dominimi i saj vazhdoi edhe në raundin e dytë, ku arriti një tjetër knockdown, duke detyruar gjyqtarin në ring të ndërhyjë me numërim dhe ta pushojë boksieren Wilson.

Në raundin e tretë, Sadiku ruajti epërsinë dhe kontrollin e plotë të meçit, duke e përmbyllur duelin me rezultat të thellë 5:0.
Ky turne ka një rëndësi të veçantë, pasi pikët e fituara ndikojnë drejtpërdrejt në procesin e kualifikimit për lojërat olimpike “Los Angeles 2028”.
Meçi i radhës për Donjeta Sadikun është caktuar, më 24 prill, nga ora 16:00.

