75 Mall Live Search
17:22 / E Mërkurë, 19 Tetor 2022 / Gj. Sh

Donjeta Sadiku i siguron medalje Kosovës në Kampionatin Evropian

Boksierja Donjeta Sadiku, i ka siguruar medalje Kosovës në Kampionatin Evropian.

Sadiku u kualifikua në gjysmëfinale pasi mposhti në çerekfinale bokiseren rumune, Andrea Loredana Marin, shkruan IndeksOnline.

Kjo është medalja e parë evropiane për Federatën e Boksit të Kosovës për rangun elitar (senior).

Kampionati Evropian i Boksit po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Donjeta Sadiku garon në kategorinë 60 kg./IndeksOnline/