18:54 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Donjeta Sadiku i sjell Kosovës medalje në boks

Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medalje botërore në Kampionatin Botëror të Boksit, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.

Komiteti Olimpik bën të ditur se kjo është medalja e parë botërore e Kosovës nga sporti i boksit për seniore.

Sadiku e ka mposhtur Wu Shih-yi të Taipeit, në çerekfinalen e kategorisë -60 kg, transmeton KlanKosova.tv.