75 Mall Live Search
19:04 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

Donjeta Sadiku mposhtet në gjysmëfinale, stoliset me medaljen e bronztë

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, nuk ka mundur të kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian të boksit, që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

Sadiku në gjysmëfinale është mposhtur nga boksierja irlandeze Anne Harrington.

AJo do të stoliset me medaljen e bronztë.

Është kjo medalja e parë evropiane për senior për Federatën e Boksit të Kosovës./IndeksOnline/