14:39 / E Mërkurë, 06 Mars 2024 / G T

Donjeta Sadiku në çerekfinale, i duhen edhe dy fitore

Donjeta Sadiku është kualifikuar në çerekfinale të turneut kualifikues botëror të boksit për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierja kosovare mundi greken, Christina Linardatou, në kategorinë -60 kg.

Donjetës i duhen edhe dy fitore për ta siguruar ‘vizën’ për LO Paris 2024./Indeksonline/