75 Mall Live Search
18:23 / E Martë, 11 Tetor 2022 / shkelqim osmanaj

Donjeta Sadiku synon medalje në Kampionatin Evropian

Donjeta Sadiku do të garojë në Kampionatin Evropian të boksit, që do të mbahet prej 14 deri më 23 tetor 2022, në Budva të Malit të Zi.

Boksierja jonë do të synojë medaljen, pas suksesit në Kampionatin Botëror 2022, ku fitoi medaljen e bronztë, në kategorinë deri në 60 kg.

I urojmë shumë fat dhe suksese kampiones tonë./IndeksOnline/