17:30 / E Premte, 24 Shtator 2021 / OSH

Donnarumma i dëshpëruar tek PSG

Portieri Gianluigi Donnarumma ndjehet i pakënaqur tek skuadra e tij e re, Paris Saint-Germain, transmeton Indeksonline.

Italiani iu bashkua parisienëve gjatë afatit kalimtar të verës si agjent i lirë pasi nuk gjeti marrëveshje me Milanin për të vazhduar, por ai nuk po gjen minuta në formacion e Pochettinos dhe kjo e ka frustruar.

Juventus kanë qenë në ndjekje të Donnarummas për një kohë dhe po shikojnë mundësitë edhe tani nëse italiani mund të largohet nga Parku i Princave.