75 Mall Live Search
09:03 / E Enjte, 07 Tetor 2021 / C E

Donnarumma kishte natën më të keqe në karrierë

Italia mbrëmë u mposht nga Spanja me rezultat 1-2 në ndeshjen gjysmëfinale të Play-off të Ligës së Kombeve.

Gianluigi Donnarumma u rikthye në “San Siro” për herë të parë që pas largimit drejt PSG-së.

Ish-portieri i Milanit nuk u prit aspak mirë në vendin, ku deri para pak muajsh ishte shtëpia e tij.

Tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit legjendar fshikëlluan portierin sa herë që ai prekte topin.

Kjo vazhdoi gjatë gjithë ndeshjes dhe futbollisti më i mirë i Kampionatit Evropian u ndie në presion dhe bëri disa gabime. /IndeksOnline/