75 Mall Live Search
10:47 / E Shtunë, 11 Janar 2025 / Gj. Sh

Donnarumma mund të përfundoj te rivali i urryer i Milanit

E ardhmja e Gianluigji Donnaru,ma te PSG është ende e pasigurt.

Portieri italian ende nuk e ka vazhduar kontratën me klubin parisien, e cila skadon më 30 qershor 2026, shkruan IndeksOnline.

Enzo Raiola, agjenri i Donnarum,as ka folur së fundi për të ardhmen e portierit shtatlart.

“Një vizion afatgjatë në Francë? Nëse flasim për një kontratë: jo, pasi ajo skadon në 2026. Do të shohim, aktualisht, ka një pauzë për të menduar për disa aspekte të kontratës dhe do të shohim nëse do të ketë tym të bardhë në muajt në vijim. Por sot gjithçka është në pritje, çdo gjë mund të ndodhë gjatë fazës së negociatave, nuk kemi asnjë parashikim. Jemi në fazën e gatishmërisë. Nëse është e mundur që ai të kthehet në Itali? Asnjëherë nuk duhet të thuash kurrë. Asgjë nuk mund të përjashtohet, do ta shohim në vitet në vijim. Por sot, le të mendojmë për këtë sezon dhe pastaj do të mendojmë për të.”, ka deklaruar Enzo Raiola.

Sipas mediave italiane, Donnaruma po ndiqet nga afër nga skuadra e Interit, të cilët janë në kërkim të një portieri të ri këtë verë./IndeksOnline/