75 Mall Live Search
23:28 / E Shtunë, 26 Korrik 2025 / MSH

Donnarumma në radarin e dy ekipeve angleze

L’Equipe raporton se Manchester United dhe Manchester City janë të dy të interesuar për portierin e kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, ndërkohë që PSG synon ta zëvendësojë atë me Lucas Chevalier.

Kohët e fundit kanë qarkulluar raportime të shumta që vënë në dyshim të ardhmen e Donnarummas në Francë.

Kontrata e tij përfundon më 30 qershor 2026 dhe negociatat për ta rinovuar me një strukturë të re page kanë mbetur në ngërç.

Duke mos dashur të humbasë një tjetër yll të madh si transferim të lirë, Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta shesë kapitenin e “Azzurrëve” këtë verë.

Në të njëjtën kohë, klubi parizien po punon për të gjetur zëvendësimin, i cili pritet të jetë portieri i LOSC, Chevalier, megjithatë transferimi i tij do të kushtojë të paktën 40 milionë euro.

Sipas L’Equipe, zhvillimi i fundit është se Manchester United dhe Manchester City tashmë janë futur seriozisht në garë për Donnarumman.

Chelsea dhe Galatasaray janë klube të tjera që janë përmendur më herët për ish-portierin e Milanit, i cili së fundmi pati një rol vendimtar në suksesin e PSG-së në Ligën e Kampionëve.

Në rast se Donnarumma vendos të kthehet në Serie A, kandidatët më të mundshëm do të ishin Inter dhe Juventus.