Donnarumma: Te Manchester City ndihem si në shtëpi

Portieri italian Gianluigi Donnarumma ka zbuluar se është ambientuar shumë shpejt me jetën dhe futbollin në Angli, pas transferimit të tij te Manchester City gjatë merkatos së verës.
Në një intervistë për gazetën italiane ”Gazzetta dello Sport”, gardiani i përfaqësueses italiane foli për herë të parë për transferimin e tij në ”Ettihad Stadium”. shkruan IndeksOnline.
“Ndihem si në shtëpi te Man City, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë që kur jam transferuar atje. Ata më donin shumë, më bënë të ndihesha i rëndësishëm dhe tani, më konsiderojnë tashmë si një nga të vetët.”
Ky është një fillim i ri për Donnarumman, i cili pas një aventure te Paris Saint-Germain, vendosi t’i bashkohej me Manchester City në një transferim që tërhoqi vëmendjen e mediave evropiane.
Me eksperiencën e tij ndërkombëtare dhe aftësitë e jashtëzakonshme, Donnarumma pritet të jetë një prej futbollistëve kyç në skuadrën e Pep Guardiolës, që synon jo vetëm dominimin në Premier League, por edhe rikthimin në majën e futbollit evropian./IndeksOnline/