75 Mall Live Search
11:29 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / C E

Donnarumma zbulon ndarjen me Milanin: Më telefonuan dhe më thanë se kanë gjetur një portier të ri

Gianluigi Donnarumma, portieri i PSG-së , ka dhënë një intervistë për ‘La Gazzetta dello Sport’, ku ka folur për shumë tema, duke iu kthyer fillimisht lamtumirës së Milanit.

“Klubi në të cilin u bëra burrë dhe lojtar përfundoi me mua me një telefon. Telefonuan e më thane ‘Ka një portier tjetër’, por unë mbetem tifoz i kuqezinjve. Dëgjoj shpesh nga ish-shokët e mi dhe Pioli, u gëzova për derbin e fituar dhe e ndjek Maignan nga afër. Deri tani ai më ka lënë përshtypje të mirë”, tha Donnarumma.

 “Ishte në fatin tim. Presidenti dhe drejtori më bënë të kuptoja se më donin shumë. Navas? Nuk është e vërtetë që ka shkëndija. E dija që duke ardhur këtu do të ketë konkurrencë”, shtoi ai. /IndeksOnline/