75 Mall Live Search
14:02 / E Enjte, 26 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Don’t start now” e Dua Lipas, then rekorde shitjesh në të gjithë botën

Me 1 nëntor u promovuar “single” nga ylli i muzikës botërore, kosovarja Dua Lipa me titull” “Don’t start now” e cila po e korr një sukses të madh.

Kjo këngë nga Dua Lipa ka marrë pëlqimin në të gjithë botën, duke arritur një numër të madh shitjesh gjithandej, shkruan Indeksonline.

Hiti i ri i yllit nga Kosova, ka shitur miliona kopje në të gjithë botën, me gjithsej 2.014.000 sosh deri tashti.

Vendi me më së shumti kopje të shitura kryeson Shtetet e Bashkura të Amerikës, e pasuar nga Britania e Madhe, Gjermania , Meksika, Autralia, Kanada e Brazili.

Këto shifra janë jashtëzakonisht të suksesshme, pasi janë shitur nëpër vende dhe qendra të rëndësishme nëpër botë.

Pa dyshim se Dua Lipa është këngëtarja më e suksesshme shqiptare, e cila po u bën konkurrencë edhe yjeve më të mëdha botërore me talentin e saj në muzikë.

Gjithashtu kënga “Don’t start now” ka zënë vend të rëndësishëm nëpër toplistat më të rëndësishme në botë. /Indeksonline/