16:52 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Donte ta çonte në azil, 92 vjeçarja vret djalin

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Arizona të Amerikës, ku një 92- vjeçare ka vrarë djalin e saj. Ana Mae Blessing kishte gjashtë muaj që jetonte me djalin e saj 72-vjeçar dhe të dashurën e tij.

Pasi ishte ankuar për mënyrën se si po trajtohej, i biri kishte kërkuar ta çonte në azil.

Por, tashmë ajo do të mbahet në burg për rrëmbim personi dhe vrasje me paramendim.

92 vjeçarja ka deklaruar:

Fsheha dy pistoleta poshtë robdëshambrit. Njërën e kisha blerë në vitin 1970, njëra ishte e tim shoqit. Hyra në dhomë, u përballa me të dhe e qëllova disa herë”.