16:22 / E Martë, 19 Qershor 2018 / indeksADMonline

Donte të bënte foto pranë detit, turisti gjen vdekjen nga valët e mëdha (Video)

Një turist ka gjetur vdekjen nga valët e mëdha të detit.

Turisti ishte në plazhet e Indisë, kur ai qëndronte pranë valëve të mëdha për të marr një foto së bashku me dy shokët e tij.

Sasikuman Vasan, 33 vdiq në këtë incident në Goa dhe dy turistët tjerë shpëtuan, pasi valët e mëdha të detit i përfshinë ata.

Të tre turistët nga India,  ishin duke marr foto nga gurët fare pranë detit, kur vala e madhe erdhi dhe i përfshiu ata./Indeksonline/