75 Mall Live Search
12:50 / E Shtunë, 07 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Donte të dilte në televizor, adoleshenti hedh 6-vjeçarin nga kati i dhjetë

Një adoleshent anglez ka pranuar përpara gjykatës se ka hedhur nga kati i dhjetë një djalë 6-vjeçar vetëm që të dilte në televizor.

18-vjeçari Jonty Bravery, nga Londra, ka deklaruar se kishte planifikuar të lëndonte dikë dhe rrëmbeu një fëmijë që po ecte përdore me nënën e tij dhe e hodhi nga kati i dhjetë.

Ngjarja, pas të cilës vogëlushi ende nuk ka rifituar lëvizshmërinë e gjymtyrëve, ka ndodhur në 4 gusht.