75 Mall Live Search
08:06 / E Hënë, 16 Mars 2026 / G T

“Donte të luante më shumë”, Allegri për incidentin me Rafa Leaon

Sulmuesi i Milanit, Rafael Leao, u shfaq i nervozuar pas zëvendësimit në ndeshjen ku Milani u mposht 1:0 nga Lazio. Incidenti ndodhi në momentin kur trajneri Massimiliano Allegri vendosi ta largojë nga loja, çka nuk u prit mirë nga portugezi.

Leao reagoi me nervozizëm në momentin e zëvendësimit dhe madje i dha një shtyrje të lehtë trajnerit të tij, duke treguar pakënaqësinë për vendimin, shkruan Indeksonline

Pas përfundimit të takimit, Allegri foli për “Sky Sport”-in dhe u përpoq ta qetësonte situatën, duke theksuar se reagimi i lojtarit erdhi nga dëshira për të vazhduar në fushë.

“Unë i njoh të gjithë lojtarët e mi. I njoh si për cilësitë e tyre teknike, ashtu edhe për personalitetin. Secili është i ndryshëm. Rafa dukej nervoz sepse nuk donte të dilte nga loja”, deklaroi Allegri.

/Indeksonline/