17:09 / E Enjte, 14 Nëntor 2019 / indeksADMonline

“Doosan Arena” ndez reflektorët, gati për të përjetuar historinë

Sonte e gjithë Kosova ka sytë ka stadiumi ‘Doosan Arena’, ku kombëtarja jonë sonte do ta luaj ndeshjen historike.

Në stadiumin çek tashmë janë ndezur reflektorët e stadiumit dhe çdo gjë duket se është gati për të filluar ndeshja, shkruan Indeksonline.

Pak më parë, Indeksonline raportoi se në vend të sulmuesit të lënduar, Vedat Muriqi do të luaj Atdhe Nuhiu.

Shumë kosovarë nga ane mbanë botës kanë udhëtuar në Çeki për ta përkrahur kombëtaren./Indeksonline/