75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

Dopieta e Ramos i jep fitoren Realit ndaj Gironas në “Copa del Rey”

Real Madrid ka fituar 4-2 ndaj Girona-s në ndeshjen e parë të çerekfinales së Copa del Rey.

Los Blancos kanë zhvilluar një tjetër paraqitje me ulje-ngritje, por fatmirësisht kanë pasur një Sergio Ramos në super formë që me dy golat e tij ka ndihmuar ekipin duke i dhënë një avantazh të kënaqshëm për ndeshjen e kthimit.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh përpara se Lucas dhe Ramos me një “Panenka” të kalonte Real në avantazh.

Pasi Girona barazoi me një penallti në pjesën e dytë, ishte përsëri Ramos ai që i dha avantazhin merenguesve përpara se Benzema të siguronte fitoren me golin e tij në fund të takimit.

Ramos i ka shënuar të shtatë penalltitë e goditura këtë sezon, një siguri në prapavijë dhe në sulm.