75 Mall Live Search
20:28 / E Mërkurë, 17 Shtator 2025 / S Z

Dora e komunës, si ndryshoi Zabërgja për të mirë (Pamje)

Kryetari i Klinës Zenun Elezaj ka publikuar pamje nga parku i fshatit Zabergjë, park ky i cili sipas tij është realizuar me financim nga buxheti i komunës, ku janë krijuar hapësira rekreative dhe i cili i ka dhënë fshatit një pamje të bukur.

Elezi ka thënë se në mandatin e ardhshëm,  projekte të ngjashme do të realizohen dhe në fshatra tjera, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës.  

“Pamje nga parku në fshatin Zabergjë . Ky park është realizuar me financim nga buxheti i Komunës së Klinës, duke krijuar hapësira rekreative për banorët dhe duke i dhënë fshatit një pamje të bukur. Në mandatin e ardhshëm, projekte të ngjashme do të realizohen edhe në fshatra të tjera, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës rekreative dhe rritjen e cilësisë së jetës për të gjithë qytetarët tanë”, ka thënë Elezaj.