75 Mall Live Search
17:41 / E Mërkurë, 15 Janar 2025 / S Z

Dorë më dorë, Shkëmb Manaj takohet me qytetarët në Istog

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Shkëmb Manaj, ka takuar qytetarët dhe bizneset e Istogut. Manaj ka thënë se këta njerëz të ndershëm e punëtorë, janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.

“Sot takime me qytetarë dhe disa biznese në qendër të Istogut. Këta njerzë të ndershëm dhe punëtorë janë në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit. Ata e duan familjen, e duan vendin e tyre – Kosovën, prandaj janë bashkuar me Ne për ndryshim! Në këto zgjedhje, vota është më shumë se një përzgjedhje – është një zë për drejtësi, dinjitet, zhvillim dhe ndryshim të vërtetë! Falemnderit nga zemra për mbështetjen e fuqishme”, ka thënë Manaj.