75 Mall Live Search
12:21 / E Enjte, 05 Mars 2026 / F.R

Dorë për dore, përshëndetja mes Osmanit e Kurtit

Me rastin e shënimit të Epopesë e UÇK-së, Forca e Sigurisë së Kosovës organizoi ceremoninë zyrtare në kazermën kazermën “Adem Jashari”, ku u rreshtuan kuadratet e FSK-së.

Në ceremoni morën pjesë edhe krerët e shtetit, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, kryetaren e kuvendit Albulena Haxhiu dhe ministrin e Mbrojtjes Ejup Maqedonci, shkruan IndeksOnline.

Gjatë ceremonisë, Osmani dhe Kurti u përshëndetën mes vete, një moment që tërhoqi vëmendje, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur më herët gjatë seancës solemne të mbajtur sot në kuvend.

Në këtë ceremoni është i pranishëm edhe Rifat Jashari./IndeksOnline/