75 Mall Live Search
15:45 / E Diele, 07 Korrik 2024 / LB

Dorëheqja e Ahmetxhekajt, reagon shefi i zyres së BE-së në Kosovë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekajt nga pozita e drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës.

Szunyog shkroi në “X” se dëshiron ta theksojë rëndësinë e pavarësisë editoriale në RTK.

“Dua ta theksoj rëndësinë e një transmetuesi publik që gëzon autonomi institucionale dhe pavarësi editoriale”, shkroi ai.

Szunyog i shprehu mirënjohje Ahmetxhekajt për “përpjekjet e tij në përmirësimin e menaxhimit financiar të RTK-së”.